Pse të zgjidhni Beach Manager?
Operacionet ditore të plazhit në një sistem të vetëm
Beach Manager lidh hartën e plazhit, rezervimet online, konfirmimin nga stafi, pagesat cash, mandatet dhe porositë nga BAR-i me QR Code. Stafi sheh statusin live të shezlloneve dhe kontrollon gjithçka nga dashboard-i ditor.
Rezervime online me kontroll nga stafi
Kërkesat online mund të mbeten në pritje dhe konfirmohen vetëm pasi stafi kontakton klientin.
Hartë plazhi me disponueshmëri live
Shezllonet shfaqen sipas statusit: i lirë, i rezervuar, check-in, në pritje ose i bllokuar për periudhën përkatëse.
Porosi BAR nga QR i shezllonit
Klienti skanon QR-in dhe hap direkt menunë e BAR-it të lidhur me kodin e rezervimit.
Pagesa cash, mandate dhe raporte
Gjenerohen mandate për shezllonin dhe porositë nga BAR-i, ndërsa raportet ditore ndihmojnë arketimin dhe kontrollin.