Rreth Nesh

Rreth Nesh

Së bashku për një të ardhme më të thjeshtë

Ekipi i Jehona Soft duke bashkëpunuar në projekte IT

Misioni ynë

Të fuqizojmë bizneset me zgjidhje software të personalizuara dhe teknologji inteligjente të automatizimit duke ofruar mjete dhe sisteme të thjeshta, efikase dhe të besueshme për sfidat digjitale të kohës sonë.
Ne gjithashtu projektojmë dhe implementojmë zgjidhje cloud të sigurta, të shkallëzueshme dhe infrastrukturë IT që ndihmojnë bizneset të operojnë me siguri, fleksibilitet dhe vazhdimësi qoftë on-premises apo në cloud.

Vizioni ynë

Të bëhemi partneri i besuar teknologjik për bizneset në Shqipëri dhe më gjerë duke udhëhequr transformimin digjital përmes inovacionit, automatizimit inteligjent dhe bashkëpunimeve afatgjata me klientët.
Ne besojmë në një të ardhme ku çdo organizatë — pavarësisht madhësisë të ketë akses në software të personalizuar, infrastrukturë të fuqishme cloud dhe mjete të zgjuara për automatizim, për të lulëzuar në një botë digjitale.

Rruga jonë në vite

Gjurmët e trashëgimisë dhe rritjes sonë
2021

Lindi një vizion

Jehona Soft themelohet me një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje software që vendosin përdoruesin në qendër dhe që adresojnë sfida reale të biznesit. Që nga fillimi, fokusi ynë është cilësia, fleksibiliteti dhe besimi i klientëve.
Lindi një vizion — E ardhmja me Jehona Soft
Rrjedhë pune me Automatizim të Procesit Robotik (RPA) për bizneset
2022

Zgjerimi me Cloud & Automatizim

Prezantojmë shërbimet tona në teknologjinë cloud dhe automatizimin me RPA, duke fuqizuar organizatat të reduktojnë proceset manuale dhe të rrisin efikasitetin operativ.
2023

Integrime të Zgjuara & Ridesign Procesesh

Me rritjen e projekteve tona, ofrojmë integrime të zgjuara sistemesh, rrjedha pune të personalizuara dhe mbështetje të qëndrueshme infrastrukture — duke u kthyer në partner të besuar për bizneset lokale dhe rajonale.
Integrime të Zgjuara dhe Dizajnim Procesesh
PagaPro: Mjet automatizimi i deklarimit të pagave me RPA
2024

Nisja e PagaPro

Prezantohet platforma jonë kryesore, PagaPro. E ndërtuar për të automatizuar përpunimin e pagave dhe deklarimin e listëpagesave në tatime, PagaPro reflekton përkushtimin tonë për automatizim të thjeshtë dhe të shkallëzueshëm.
2025

Evoluim me qëllim të qartë

Vijojmë të investojmë në inovacion, automatizim dhe partneritete afatgjata — duke ndihmuar klientët të përqafojnë transformimin digjital përmes software-ve, cloud-it dhe mjeteve inteligjente.
Proces biznesi i automatizuar përmes teknologjisë RPA
Faleminderit për besimin tuaj në këtë rrugëtim. E ardhmja ofron edhe më shumë mundësi dhe mezi presim t’i arrijmë së bashku.
Jehona Soft | Jo vetëm software. Një partner i besueshëm
Pse të zgjidhni Jehona Soft?
Jo vetëm software. Një partner i besueshëm
Në Jehona Soft, nuk ofrojmë thjesht software — ne ju ndihmojmë të thjeshtoni, automatizoni dhe rriteni. Me një qasje njerëzore dhe mbështetje afatgjatë, bëhemi pjesë e rrugëtimit tuaj, jo vetëm një furnizues.
Qasje me në qendër njeriun

Projektojmë software që i përshtatet përdoruesve realë, me fokus te përdorshmëria dhe vlera.

Dorëzim i plotë nga A në Zh

Nga planifikimi deri te mbështetja pas lançimit, mbulojmë çdo hap të procesit.

Automatizim i zgjuar

Reduktojmë punën manuale dhe joefikasitetet përmes RPA dhe rrjedhave të zgjuara.

Besueshmëri e provuar

Qëndrojmë pranë jush me mirëmbajtje, suport të vazhdueshëm dhe komunikim të qartë.

Teknologji moderne

Ndërtojmë me teknologji të sigurta, të shkallëzueshme dhe të përgatitura për të ardhmen.